Probit Academy kërkon një Menaxher/e të Rrjeteve Sociale
Jemi në kërkim të një personi kreativ, strategjik dhe të apasionuar pas marketingut digjital, i/e cili/a do t’i bashkohet ekipit tonë në Probit Academy dhe do të kontribuojë në zhvillimin dhe menaxhimin e prezencës sonë në rrjetet sociale.
Nëse ke ide kreative, kupton komunikimin digjital dhe di si ta kthesh një strategji në rezultate konkrete, atëherë duam të të njohim!
📌 Përgjegjësitë kryesore të rolit përfshijnë:
- Planifikimi dhe zbatimi i strategjisë së komunikimit dhe marketingut në rrjetet sociale.
- Menaxhimi i rrjeteve sociale të Probit Academy (Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn, etj.).
- Ideimi, planifikimi dhe krijimi i përmbajtjes kreative (posts, carousels, Reels, video dhe formate të tjera).
- Menaxhimi dhe optimizimi i fushatave reklamuese në Meta Ads.
- Monitorimi dhe analiza e performancës së përmbajtjes dhe fushatave, si dhe përgatitja e raporteve periodike.
- Identifikimi i trendeve dhe mundësive të reja për të rritur angazhimin dhe prezencën e brandit.
- Koordinimi me ekipin për realizimin e kampanjave, aktiviteteve dhe projekteve të marketingut.
🎯 Çfarë kërkojmë:
- Përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe marketingun digjital.
- Njohuri të mira në Meta Business Suite dhe Meta Ads Manager.
- Aftësi në planifikimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut dhe komunikimit.
- Aftësi në krijimin e përmbajtjes kreative dhe njohuri në Graphic Design dhe Video Editing.
- Aftësi analitike për të interpretuar rezultatet dhe për të optimizuar performancën e fushatave.
- Njohuri të mira për algoritmet, formatet dhe trendet e platformave sociale.
- Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të propozuar ide të reja.
- Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në ekip.
- Interesi për teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale konsiderohet përparësi.
💼 Çfarë ofrojmë:
- Mundësi për të punuar në një ambient dinamik dhe inspirues.
- Hapësirë për të zhvilluar dhe zbatuar idetë e tua kreative.
- Mundësi për zhvillim profesional dhe personal.
- Përfshirje në projekte dhe kampanja të ndryshme marketingu.
- Ekip bashkëpunues dhe mbështetës.
- Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në rritjen dhe zhvillimin e Probit Academy.
📅 Afati i fundit për aplikim: 18 Nëntor, 2026
Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe ndihmo në ndërtimin e komunikimit digjital që frymëzon, angazhon dhe krijon rezultate! 🚀
APLIKO DUKE PLOTËSUAR FORMULARIN MË POSHTË 👇