Blerina Berjani
Studentja e radhës në shkollën profesionale, drejtimi Web Development në Probit Academy, Blerina Berjani është punësuar në kompaninë e zhvillimit softuerik Solution25 në Prishtinë.
Blerina ka përfunduar modulin e parë Web Development, detajet e pakos:
- Web Development I (HTML, CSS, JavaScript)
- Web Development II (PHP & MySQL)
- Kodimi i Projektit SMP
- Source Version Control – Git
- Bootstrap
- WordPress
- Web Intermediate (OOP PHP & MySQL, PHP OOP)
- Kodimi i një projekti real – Blog
- OOP PHP & Laravel
Pako Profesionale në Web Development
Ende pa përfunduar shkollën një vjeçare Blerina shfaqi talentin dhe aftësitë e saj në kodimin e projekteve reale që ishin pjesë e shkollës. Kjo ishte e mjaftueshme që ajo të punësohet në kompaninë Solution25 që është një nga partnerët e shkollës tonë.
Ajo është mirëpritur nga stafi dhe tashmë ka filluar të punojë në projektet e kompanisë për klientë të ndryshëm, ndërkohë që edhe është duke vazhduar ta ndjekë shkollën në Probit Academy për t’u avancuar edhe më shumë.