fbpx

Alie Baftijari

Java Developer

Studentja e radhës nga shkolla profesionale, drejtimi Java & Android Development në Probit Academy, Alie Baftijari është punësuar në kompaninë e zhvillimit softuerik Appdec, në Prishtinë, si zhvillues i aplikacioneve.

Alija ka përfunduar në në vitin 2021 modulin Java & Android Development, detajet e pakos:

  1. Java Fundamentals  – 35 orë mësimi + një projekt real.
  2. Java Advanced – OOP  – 35 orë mësimi + një projekt real.
  3. MySQL  – 15 orë mësimi + një projekt real.
  4. Source Version Control GitHub 10 orë – trajnim që do mbahet për vikend
  5. Unit Testing 10 orë
  6. Data Structures 15 orë
  7. Collections, Lambdas, Streams 15 orë
  8. Java & MySQL Aplikacion Real – 40 orë mësimi + një projekt real.
  9. Maven/Gradle 10 orë
  10. Android Development – 40 orë mësimi+ një projekt real.

Pako Profesionale në Java & Android Development

Ajo shfaqi talentin dhe aftësitë e saj në kodimin e projekteve reale që ishin pjesë e shkollës. Kjo ishte e mjaftueshme që ajo të punësohet në kompaninë Appdec që është një nga partnerët e shkollës tonë.
Alija është mirëpritur nga stafi dhe tashmë ka filluar të punojë në projektet e kompanisë për klientë të ndryshëm.