fbpx

Endrit Saiti

Web Developer

Studenti i pakos profesionale Web Development në Probit Academy, Endrit Saiti është punësuar në kompaninë e zhvillimit softuerik, Euro Pixel në Prishtinë.

Në kuadër të shkollës Endriti është ende duke ndjekur pakon WEB, dhe është në trajnimin OOP & Laravel me projekt real.
Ndërsa trajnimet që ai i ka ndjekur dhe do t’i ndjekë janë:

  1. Web Development I (HTML, CSS, JavaScript)
  2. Web Development II(PHP & MySQL)
  3. Kodimi i Projektit SMP
  4. Source Version Control – GitHub
  5. Bootstrap
  6. WordPress
  7. Web Intermediate(OOP PHP & MySQL, PHP OOP) + Kodimi i një projekti real – Gallery
  8. OOP PHP & Laravel

Pako Profesionale në Web Development

Ende pa përfunduar trajnimin, Endriti e shfaqi talentin dhe aftësitë e tij në kodimin e projekteve reale që ishin pjesë e trajnimit. Kjo ishte e mjaftueshme që ai të punësohet në kompaninë Euro Pixel që është një nga partnerët e Probit Academy. Ai është mirëpritur nga stafi i dhe tashmë ka filluar të punojë në projektet e kompanisë për klientë të ndryshëm, ndërkohë që edhe është duke vazhduar ta ndjekë trajnimin në Probit Academy për t’u avancuar edhe më shumë.