Konkurs Pune: Menaxher/e të Rrjeteve Sociale

Probit Academy kërkon një Menaxher/e të Rrjeteve Sociale

Jemi në kërkim të një personi kreativ, strategjik dhe të apasionuar pas marketingut digjital, i/e cili/a do t’i bashkohet ekipit tonë në Probit Academy dhe do të kontribuojë në zhvillimin dhe menaxhimin e prezencës sonë në rrjetet sociale.

Nëse ke ide kreative, kupton komunikimin digjital dhe di si ta kthesh një strategji në rezultate konkrete, atëherë duam të të njohim!

📌 Përgjegjësitë kryesore të rolit përfshijnë:

  • Planifikimi dhe zbatimi i strategjisë së komunikimit dhe marketingut në rrjetet sociale.
  • Menaxhimi i rrjeteve sociale të Probit Academy (Facebook, Instagram, TikTok, LinkedIn, etj.).
  • Ideimi, planifikimi dhe krijimi i përmbajtjes kreative (posts, carousels, Reels, video dhe formate të tjera).
  • Menaxhimi dhe optimizimi i fushatave reklamuese në Meta Ads.
  • Monitorimi dhe analiza e performancës së përmbajtjes dhe fushatave, si dhe përgatitja e raporteve periodike.
  • Identifikimi i trendeve dhe mundësive të reja për të rritur angazhimin dhe prezencën e brandit.
  • Koordinimi me ekipin për realizimin e kampanjave, aktiviteteve dhe projekteve të marketingut.

🎯 Çfarë kërkojmë:

  • Përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe marketingun digjital.
  • Njohuri të mira në Meta Business Suite dhe Meta Ads Manager.
  • Aftësi në planifikimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut dhe komunikimit.
  • Aftësi në krijimin e përmbajtjes kreative dhe njohuri në Graphic Design dhe Video Editing.
  • Aftësi analitike për të interpretuar rezultatet dhe për të optimizuar performancën e fushatave.
  • Njohuri të mira për algoritmet, formatet dhe trendet e platformave sociale.
  • Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të propozuar ide të reja.
  • Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në ekip.
  • Interesi për teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale konsiderohet përparësi.

💼 Çfarë ofrojmë:

  • Mundësi për të punuar në një ambient dinamik dhe inspirues.
  • Hapësirë për të zhvilluar dhe zbatuar idetë e tua kreative.
  • Mundësi për zhvillim profesional dhe personal.
  • Përfshirje në projekte dhe kampanja të ndryshme marketingu.
  • Ekip bashkëpunues dhe mbështetës.
  • Mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në rritjen dhe zhvillimin e Probit Academy.

📅 Afati i fundit për aplikim: 18 Nëntor, 2026

Bëhu pjesë e ekipit tonë dhe ndihmo në ndërtimin e komunikimit digjital që frymëzon, angazhon dhe krijon rezultate! 🚀

APLIKO DUKE PLOTËSUAR FORMULARIN MË POSHTË 👇

Formati duhet te jete "pdf"

Fillon

00:00

10 Maj, 2026

Mbaron

00:00

10 Maj, 2026


Studentët e lumtur

Disa nga studentët tanë, të cilët kanë filluar praktikën / punën.

Rreth Trajnerit/es

Leave A Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *