fbpx

KONKURS PUNE – Koordinator/e i Cilësisë

📍 Lokacioni: Probit Academy, Prishtinë
📅 Afati i aplikimit: 07.04.2025

Probit Academy po kërkon një Koordinator/e të Cilësisë, një rol kyç për sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe funksionimit akademik. Nëse ke aftësi organizative, përvojë në menaxhimin e cilësisë dhe dëshirë për të kontribuar në zhvillimin e një institucioni inovativ arsimor, kjo është mundësia e duhur për ty!

📌 PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

✅ Koordinon hartimin dhe përmirësimin e planprogrameve për të gjitha drejtimet e ofruara nga shkolla.
✅ Mbikëqyr dhe vlerëson cilësinë e mësimdhënies, duke krijuar raporte dhe rekomandime për përmirësim.
✅ Bashkëpunon me mësimdhënësit për krijimin e testeve, pyetjeve për projekte dhe organizimin e komisioneve të provimeve.
✅ Monitoron dhe menaxhon rezultatet e vlerësimeve të nxënësve dhe studentëve.
✅ Përcakton dhe mbikëqyr orarin, ndarjen e grupeve dhe procesin e mësimdhënies.
✅ Propozon kritere për pranimin dhe rekrutimin e mësimdhënësve.
✅ Organizon analiza periodike dhe vjetore për cilësinë e mësimdhënies.
✅ Monitoron disiplinën në punë, sugjeron masa për përmirësim dhe ndjek zbatimin e tyre.
✅ Organizimi i garave vendore dhe ndërkombëtare, si dhe aktiviteteve shtesë për studentët.
✅ Menaxhon dhe organizon mësime plotësuese për nxënësit dhe studentët.
✅ Bashkëpunon me departamentet për organizimin e takimeve të rregullta me stafin akademik.
✅ Menaxhon disa përgjegjësi të burimeve njerëzore, përfshirë kontratat dhe pushimet e stafit.
✅ Kryen detyra të tjera të deleguara nga menaxhmenti.

🎯 KËRKESAT E POZITËS:

🔹 Diplomë universitare në fushat e edukimit, menaxhimit, administrimit ose fusha të ngjashme.
🔹 Përvojë e mëparshme në menaxhimin e cilësisë ose pozita të ngjashme në institucione arsimore.
🔹 Aftësi të shkëlqyera organizative dhe menaxheriale.
🔹 Shkathtësi të larta në komunikim dhe bashkëpunim me ekipin.
🔹 Njohuri mbi standardet e vlerësimit dhe proceset akademike.
🔹 Aftësi analitike për të krijuar raporte dhe për të propozuar përmirësime.

APLIKO DUKE PLOTËSUAR FORMËN MË POSHTË👇

Fillon

00:00

7 Prill, 2025

Mbaron

00:00

22 Prill, 2025


Studentët e lumtur

Disa nga studentët tanë, të cilët kanë filluar praktikën / punën.

Rreth Trajnerit/es

Leave A Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *