📢 Po kërkojmë talentet e ardhshme të programimit! Probit Academy po merr pjesë në Young Coders Competition, një garë prestigjioze e organizuar nga partnerët e STEM në Angli, dhe ju mund të jeni pjesë e saj! 🌍💡
🖥 Çfarë është kjo garë?
👉 Një kompeticion ndërkombëtar në Scratch, ku fëmijët krijojnë projekte inovative dhe sfidojnë veten në botën e kodimit.
👉 Projektet më të mira do të përzgjidhen dhe do të kenë mundësinë të fitojnë në nivel ndërkombëtar! 🏆
🎯 Kush mund të aplikojë?
✅ Nxënësit e moshave 7-13 vjeç
✅ Të gjithë fëmijët, edhe ata që nuk janë pjesë e Probit Academy!
📌 Si funksionon?
1️⃣ Regjistrohu për aplikim.
2️⃣ Të gjithë aplikantët do të bëjnë një test selektues.
3️⃣ Vetëm ata që kalojnë testin, do të marrin pjesë në një trajnim përgatitor ekskluziv, ku do të zhvillojnë aftësitë e tyre në Scratch dhe do të krijojnë projekte për garën.
🚀 Kjo është një mundësi unike për fëmijët që duan të mësojnë, sfidojnë veten dhe të bëhen pjesë e një gare prestigjioze ndërkombëtare!
📩 Regjistrohu tani! Plotëso formën më poshtë 👇