Ky trajnim është dizajnuar për fëmijët të cilët kanë pasion teknologjinë informative dhe që dëshirojnë imagjinatën e vetë të realizojnë në programe kompjuterike.
Nxënësit këtu mësojnë logjikën e programimit duke koduar programe të ndryshme kompjuterike.
Gjatë kodimit ata mësojnë strukturat me përsëritje, ngjarjet, funksionet dhe kushtet, gjithashtu njihen me teknika të ndryshme të zgjidhjes së problemeve, mësojnë rreth sigurisë në internet.
Në pjesën e fundit të këtij trajnimi nxënësit kodojnë projektit e tyre. Këtu, inkurajohen të planifikojnë, ndërtojnë, rishikojnë dhe prezantojnë projektet e tyre.
Pre-rekuizitat
Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga nxënsit pritet që të kenë njohuri në konceptet bazike te programimit kushtet, strukturat e përsëritjeve, ngjarjet, përdorimi i variablave (preferohet të kenë të përfunduar kursin CODE ).
Pas përfundimit të trajnimit
Në fund të këtij programit fëmijët do të mësojnë aftësitë teknike dhe logjiken duke përfshirë: kodimin, zgjidhjen e problemeve, zhvillimin e lojërave dhe logjikën. Ata do të kuptojnë se si funksionojnë lojrat, hapat në procesin e krijimit të lojërave dhe do të njihen me strukturat kryesore të programimit dhe shkathtësi që mund të aplikohen në mënyrë universale për çdo gjuhë programuese.