Hyrje
Ky kurs është i dizajnuar për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë administrimin dhe zhvillimin e bazave të të-dhënave në SQL Server. Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i studentëve me konceptet themelore të ndërtimit të bazave të të-dhënave në përgjithësi, gjithashtu implementimi i tyre me anën e SQL Server.
Pre-rekuizitat
Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga studentët pritet që të kenë njohuri të mira në përdorimin kompjuterit. Duhet të dinë punën në sistemet operative Windows ose Linux ose Mac.
Përparësi kanë studentët që studiojnë shkenca kompjuterike ose kanë ndjekur ndonjë trajnim në programim.
Pas përfundimit të trajnimit
Pas përfundimit të suksesëshëm të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje t’i modelojnë të dhënat dhe t’i implementojnë në një bazë relacionare në SQL Server, Manipulimin e të dhënave, leximin e tyre dhe mirëmbajtjen e tyre si dhe përgaditjen e të-dhënave për konsumim nga aplikacionet.