Ky trajnim është dizajnuar për fëmijët të cilët kanë dëshirë teknologjinë informative dhe që dëshirojnë që përvojën e tyre në zhvillim të softuerit ta pasurojnë më tutje duke u njohur me platforma më sfiduese.
Nxënësit këtu mësojnë programimin e aplikacioneve për platforma mobile.
Këtu ata fillojnë të kodojnë aplikacionet real me kodin programues që ata shënojnë. Në këtë pjesë shënohet Lua një gjuhë programimi të bazuar në tekst duke e përdorur në platformën për krijimin e lojërave dhe aplikacioneve për pajisje mobile Corona sdk.
Në pjesën e fundit të trajnimit nxënësit kodojnë projektit e tyre. Këtu, inkurajohen të planifikojnë, ndërtojnë, rishikojnë dhe publikojnë aplikacionet e tyre.
Pre-rekuizitat
Për të kompletuar trajnimin me sukses, nga nxënësit pritet që të kenë njohuri dhe përvojë në zbatimin e koncepteve te programimit kushtet, strukturat e përsëritjeve, ngjarjet, përdorimi i variablave, funksionet dhe të kenë njohuri se si funksionojnë programet (preferohet të kenë të përfunduar kursin Scratch).
Pas përfundimit të trajnimit
Në këtë modul, nxënësit do të mësojnë se si të qasen në botën e shërbimeve dhe aplikacioneve mobile si krijues, jo vetëm si përdorues.
Në fund të këtij moduli nxënësit mund të krijon aplikacionet e tyre mobile dhe ti publikojnë në lloje të shumta të pajisjeve, duke përfshirë Apple iPhone dhe iPad, telefonat dhe tabletat Android, Windows Desktop etj