Konkurs për menaxhere të rrjeteve sociale
Probit Academy është shkollë profesionale, me fokus në ofrimin e trajnimeve profesionale në Teknologjinë Informative. Shkolla është në kërkim të një personi që ka dëshirë të punoj në pjesën e marketingut dhe menaxhimit të rrjeteve sociale.
Pozita: 𝐌𝐞𝐧𝐚𝐱𝐡𝐞𝐫 𝐢 𝐫𝐫𝐣𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐬𝐨𝐜𝐢𝐚𝐥𝐞(njeri që na i zbukuron dhe shfaqë punët tona L)
Personi/ja që dëshiron të jetë pjesë e familjes tonë duhet të ketë:
- Njohuri të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale. Do ishte mirë që në CV të ketë rrjetet sociale që ka menaxhuar.
- Njohuri të programeve Photoshop dhe Illustrator në nivel mesatar. Do ishte mirë dije në ndonjë program për video editing dhe të ketë një profil me dizajnët e punuara.
- Njohuri të mira në shkrimin e njoftimeve që do dalin nga shkolla
- Fleksibilitet, përgjegjshmëri dhe pozitivitet ndaj punës.
- Të ketë mbi një vit në punë të ngjashme
Punët që personi/ja do i kryej në shkollë:
- Përcjell aktivitetet që ka shkolla dhe publikon ato në rrjete sociale
- Bën planin e marketingut për vitin kalendarik dhe ndan në kampanja promovuese.
- Në bashkëpunim me administratën zbaton kampanjat e planifikuara në kohët e caktuara
- Përgatit mostra dizajni të cilat do përdoren për shpalljet që do bëhen.
- Përcjell rrjetet sociale dhe grupe interesi për të reaguar në njoftime ku përmendet shkolla ose ku kërkohen shkollime që ofrohen nga shkolla.
- Ndihmon stafin në kampanjave promovuese që bëhen në hapësira jashtë shkollës
Detaje tjera:
- Personi që aplikon nuk duhet të ketë angazhime të tjera, me përjashtim të shkollimit në këtë fushë
- Të ketë dëshirë të punoj në këtë fushë me përkushtim
- Të ketë ambicie në ngritjen profesionale në këtë fushë
𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦: 29.12.2023
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin në vijim. Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që hynë në listën e ngushtë (aplikacionet do t’i shqyrtojnë me shumë kujdes stafi i kompanisë, të cilët janë kompetent në këtë fushë).
𝐀𝐟𝐚𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐢𝐦: 29.12.2023