📢 Konkurs Pune: Trajner/e Teknologjie – Ferizaj 🚀
Probit Academy Kids, shkolla e teknologjisë dhe programimit për fëmijë, po kërkon Trajner/e Teknologjie për lokacionin tonë në Ferizaj.
Nëse je pasionant/e për mësimdhënie dhe ke njohuri të mira në fushën e teknologjisë, kjo është mundësia e duhur për ty!
Pozita: Trajner/e Kodimi
Lokacioni:Ferizaj
Afati i fundit për aplikim: 15 Dhjetor, 2025
Çka kërkohet nga aplikantët:
- Njohuri të mira në programim si HTML/CSS, JavaScript etj
- Preferohet të jetë i/e diplomuar në Shkenca Kompjuterike ose drejtime të ngjashme
- Përvojë pune – më shumë se 1 vit në mësimdhënje, sidomos me fëmijët e moshave 7-17 vjeç (përparësi)
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe përkushtim për të ndihmuar nxënësit të mësojnë në mënyrë praktike dhe krijuese.
- Të motivojë nxënësit të zhvillohen dhe të krijojnë me teknologji.
- Të jetë i gatshëm për angazhim me orar të plotë (8 orë/ditë)
- Entuziazëm për të punuar me mosha të reja
Përgjegjësitë:
- Të ligjeroj sipas kurrikulave të shkollës
- Të bashkëpunoj me stafin, nxënësit dhe prindërit
-  Mbështetja dhe inkurajimi i zhvillimit të nxënësve në botën e teknologjisë.
- Të ndihmojë në materiale ekstra që nevojiten për programet.
Detaje tjera:
- Personi që aplikon nuk duhet të ketë angazhime të tjera, me përjashtim të shkollimit në këtë fushë
- Të ketë dëshirë të punoj në këtë fushë me përkushtim
- Të ketë ambicie ngritjen profesionale në këtë fushë
Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët që hynë në listen e ngushtë (aplikacionet do t’i shqyrtojnë me shumë kujdes stafi i kompanisë, të cilët janë kompetent në këtë fushë).
Të interesuarit duhet të plotësojnë aplikacionin në vijim 👇