Studentët e Probit Academy zhvillojnë sistemin për publikimin e projekteve të studentëve të shkollës
Pesë studentë nga dy grupet e pakos Web Development e kanë krijuar një aplikacion i cili do të mundësojë regjistrimin dhe shfaqjen e projekteve dhe detyrave që i bëjnë studentët gjatë shkollimit një vjeçar në shkollën tonë.
Shiko aplikacionin : http://probit-studentprojects.com/
Për kodimin e aplikacionit, studentët kanë përdorur pikërisht njohuritë që i kanë fituar në 6 trajnimet e para në kuadër të pakos Web development Pjesa I (detajet e pakos https://probitacademy.com/pakot-profesionale/web-development-pako-i/).
Puna ekipore dhe kodimi i projekteve reale ju ofrohet të gjithë studentëve të suksesshëm dhe të interesuar për angazhime në projekte reale.
Pjesë e ekipit për kodimin e projekteve të tilla janë dhe trajnerët tanë të cilët asistojnë dhe i ndihmojnë studentët në sfidat që ata i kanë në kodimin e projekteve.