Korrikula e Trajnimit
-
Njihuni me WordPressLeksioni1.1
-
Instalimi dhe KonfigurimiLeksioni1.2
-
Instalimi i WordPress në Live ServerLeksioni1.3
-
Paneli i administrimit dhe Shiriti i mjeteveLeksioni1.4
-
Postimet kundrejt FaqeveLeksioni1.5
-
Kategoritë dhe EtiketimetLeksioni1.6
-
Kuiz – Hyrje në WordPress 7 questionsQuiz1.1
-
Shtimi i një faqe të reLeksioni2.1
-
Shtimi i një postimi të riLeksioni2.2
-
Editori vizual kundrejt atij tekstualLeksioni2.3
-
Formatimi i postitLeksioni2.4
-
Rishikimi i versioneve të kaluaraLeksioni2.5
-
Shtimi i fotografiveLeksioni2.6
-
Ndryshimi dhe fshirja e një fotografieLeksioni2.7
-
Vendosja e një fotografie të veçantëLeksioni2.8
-
Shto një Galeri FotografishLeksioni2.9
-
Ndrysho ose Fshij një Galeri FotografishLeksioni2.10
-
Shtimi i lidhjeveLeksioni2.11
-
Ndryshimi, ruajtja, publikimi dhe fshirja e përmbajtjesLeksioni2.12
-
Kuiz – Shtimi dhe publikimi i përmbajtjes 6 questionsQuiz2.1
-
Shikimi i një fajlli në librariLeksioni3.1
-
Shtimi i një fajlli në librariLeksioni3.2
-
Ndryshimi i vetive të fajllitLeksioni3.3
-
Modifikimi i një fotografieLeksioni3.4
-
Fshirja e një fajlli nga librariaLeksioni3.5
-
Kuiz – Libraria e Mediave 3 questionsQuiz3.1
-
Shtimi i një përdoruesiLeksioni4.1
-
Fshirja e një përdoruesiLeksioni4.2
-
Modifikimi i profilit tuajLeksioni4.3
-
Përgjigja ndaj një komentiLeksioni4.4
-
Modifikimi i një komentiLeksioni4.5
-
Aprovimi dhe mos aprovimi i një komentiLeksioni4.6
-
Shënjimi i komenteve si spamLeksioni4.7
-
Kuiz – Përdoruesit dhe Komentet 4 questionsQuiz4.1
-
Mjetet në dispozicionLeksioni5.1
-
ImportimiLeksioni5.2
-
EksportimiLeksioni5.3
-
Shëndeti i ueb sajtitLeksioni5.4
-
Eksportimi i të dhënave personaleLeksioni5.5
-
Fshirja e të dhënave personaleLeksioni5.6
-
Cilësimet e përgjithshmeLeksioni5.7
-
ShkrimiLeksioni5.8
-
LeximiLeksioni5.9
-
DiskutimiLeksioni5.10
-
MediaLeksioni5.11
-
PermalinksLeksioni5.12
-
PrivatësiaLeksioni5.13
-
Kuiz – Mjetet dhe Cilësimet 6 questionsQuiz5.1
-
Zgjedhja e temësLeksioni6.1
-
Përshtatja e ueb faqes tuajLeksioni6.2
-
WidgetsLeksioni6.3
-
MenytëLeksioni6.4
-
ShtojcatLeksioni6.5
-
Kuiz – Pamja 5 questionsQuiz6.1
-
Përdorimi i shtojcave për cachingLeksioni7.1
-
Optimizimi i fotografiveLeksioni7.2
-
Aktivizimi i kompresimit g-zipLeksioni7.3
-
Shtyrja e zbërthimit të JavascriptLeksioni7.4
-
Përdorimi i rrjetit të shpërndarjes së përmbajtjesLeksioni7.5
-
Fshirja e query strings nga burimet statikeLeksioni7.6
-
Aktivizimi i Ngarkimit DembelLeksioni7.7
-
Përditësimi i WordPress, temave dhe shtojcaveLeksioni8.1
-
Përdorimi i emrave dhe fjalëkalimeve unikëLeksioni8.2
-
Ruajtja e WordPress në kopje rezervëLeksioni8.3
-
Çka pas trajnimitLeksioni8.4
-
Projekti Final – Digital AgencyLeksioni9.1
Hyrje në WordPress 7
Shtimi dhe publikimi i përmbajtjes 13
Libraria e mediave 6
Përdoruesit dhe Komentet 8
Mjetet dhe Cilësimet 14
Pamja (Dukja) 6
Optimizimi i performancës në WordPress 7
Siguria në WordPress 4
Projekti Final 1
Njihuni me WordPress
WordPress-i është program me burim të hapur që mund ta përdorni për të krijuar një sajt, blog apo aplikacion të hijshëm.
Dizajnë të hijshëm, veçori të fuqishme, dhe liri për të krijuar çfarëdo që doni. WordPress-i është falas dhe në të njëjtën kohë s’ka të paguar.
I besuar nga Më të Mirët
WordPress u paraqit më 2003 dhe tani është mjeti më i madh i vetëhostuar blogimi dhe përdoret në miliona ueb sajte në mbarë botën.
43% e ueb-it përdor WordPress-in, nga blogje të thjeshtë deri te sajtet më të mëdhenj të lajmeve.
Siç mund të shihni, WordPress ka qenë vazhdimisht duke e rritur pjesën e saj të tregut prej 1-4% për 8 vitet e kaluara. Dhe nuk po tregon shenja ngadalësimi.
Jeni në shoqëri të mirë nëse vendosni të përdorni WordPress për të publikuar në ueb. Shumë blogje të famshme, portale të lajmeve, kompani Fortune 500 dhe njerëz të njohur janë duke përdorur WordPress. Për shembull, blogje të famshme sikur Mashable dhe TechCrunch janë që të dyja në WordPress. Portale të lajmeve sikur blogu i New York Times dhe ai i CNN përdorin WordPress, po ashtu.
Kjo tregon se sa i fuqishëm dhe i sigurt është për tu përdorur.
Nëse jeni kurioz se kush përdor WordPress drejtohuni tek vitrina e ueb sajteve WordPress dhe do të mahniteni me numrin e ueb sajteve të njohura dhe njerëzve të famshëm që përdorin WordPress për të fuqizuar ueb sajtet e tyre.
https://wordpress.org/showcase/
Meqenëse WordPress është kod i hapur, është falas dhe ka një komunitet në rritje të zhvilluesve që vazhdimisht përmirësojnë programin dhe krijojnë shtojca për të rritur programin.
WordPress të mundëson të krijosh Faqe (përmbajtje më vete) dhe Postime (përmbajtje e drejtuar nga koha) për të krijuar përmbajtjen e ueb sajtit tuaj. Dhe ju mundeni shumë lehtë të menaxhoni pamjen dhe ndjenjën e ueb sajtit me tema.
Çfarë është WordPress?
WordPress është një mjet online, me kod të hapur i shkruar në PHP.
Me fjalë të tjera, është sistemi më i lehtë dhe më i fuqishëm blogimi dhe menaxhimi i përmbajtjes (CMS) që ekziston.
Çfarë është CMS?
Një sistem i menaxhimit të përmbajtjes është një program me mundësinë për të krijuar, ndryshuar dhe publikuar përmbajtje digjitale. Në shumicën e rasteve, përkrah shumë përdorues, duke u mundësuar atyre të punojnë bashkë. Për shembull, në WordPress është e mundur të krijosh disa përdorues, secili duke pasur privilegje të ndryshme. Sistemet e menaxhimit të përmbajtjes po ashtu përfshijnë tekst dhe veçori formatimi, mundësi për të ngarkuar video, fotografi, audio, harta apo madje edhe kodin tuaj.
Me fjalë të tjera, WordPress është program që bën jashtëzakonisht të lehtë për secilin që të krijojë dhe menaxhojë ueb sajtet e tyre. Edhe pse filloi si program i thjeshtë blogimi, WordPress është tani një sistem i kompletuar për menaxhimin e përmbajtjes (CMS), që ju lejon të krijoni virtualisht çfarëdo lloji të ueb sajtit në të – blogje, ueb sajte eCommerce, portfolio, ueb sajte biznesi etj.
WordPress është shumë i përshtatshëm dhe ka mijëra shtojca që të mund të përdorni ueb sajtin tuaj për çdo gjë.
Pikëpamja e përgjithshme është që WordPress është një mjet i thjeshtë blogimi, megjithatë, ai është më shumë se aq. Pasi që WordPress është një projekt falas dhe me kod të hapur, i mundëson çdokujt që të përmirësojë dhe ndryshojë kodin e tij sipas dëshirës.
Ai gjithashtu ofron mijëra shtojca, tema, widgets dhe mjete të tjera pa pagesë. Të gjitha këto tipare ju mundësojnë të krijoni çdo lloj ueb sajti, duke filluar prej blogjeve të thjeshta, ueb sajteve personale apo portfoliove, duke kaluar tek dyqanet elektronike, bazat e njohurive apo bordet e punës.
Një faktor tjetër është se WordPress mbështet të gjitha platformat hostuese me PHP dhe MySQL. Përveç kësaj, ky CMS vazhdimisht përditësohet me versione të reja që përmirësojnë sigurinë, përfshijnë tipare të reja dhe përmirësojnë performancën e përgjithshme.
Në fund, WordPress ka një komunitet të madh me forume të dedikuara dhe diskutime nëpër tërë internetin. Sasia e të dhënave që është e disponueshme dhe mijëra WordPress tutoriale, po ashtu e bëjnë WordPress një prej sisteme më të lehta të menaxhimit të përmbajtjes që ekzistojnë.
Përfitimet e përdorimit të WordPress
Këto janë 5 përfitimet më kryesore të përdorimit të WordPress:
- Programi është pa pagesë! Sa herë ju është dhënë diçka pa pagesë që është komplet funksional dhe i gatshëm për tu përdorur? Dhe nëse dëshironi të përmirësoni ueb sajtin tuaj pak me Tema dhe Shtojca me pagesë, përsëri do të kurseni shumë para në krahasim me çfarë do të duhej të paguani për një ueb sajt të dizajnuar posaçërisht.
- Është i lehtë për tu përdorur. Nëse mund të dërgoni një email, të përdorni Microsoft Word, apo të hapni një llogari në Facebook, atëherë mund të përdorni WordPress. Me fjalë të tjera, nëse veq më keni përdorur kompjuter, gjasat janë që jeni mjaft i aftë për bazat e WordPress.
- Ju jeni në kontroll. Posedimi i ueb sajtit tuaj, dhe të kesh mundësi të bësh ndryshime vet, është kulmi i lirisë online. Nuk keni nevojë të mbështeteni në një ueb dizajner të shtrenjtë për të bërë ndryshime apo për të rregulluar një gabim kur të gjejnë kohë ata. Ju jeni në kontroll të ueb sajtit tuaj dhe kuletës.
- WordPress ka përparësi të optimizimit të kërkimeve motorike (SEO). Motorët e kërkimit i duan ueb sajtet që indeksohen lehtë (WordPress është i tillë) dhe që kanë përmbajtje vazhdimisht të përditësuar. Këtë rol e kryen shumë mirë blogimi. Vetëm duke e vendosur një ueb sajt personal apo biznesi dhe duke komunikuar me lexuesit tuaj në një mënyrë që është natyrale për ju, ju do të ofroni përmbajtje të re, relevante që i kapin motorët e kërkimit.
- Ka një komunitet të gjerë përkrahësish. WordPress nuk është vetëm program, është shndërruar në një komunitet. Disa madje mund të thonë një lëvizje. Ka me mijëra njerëz dhe qindra burime dhe ueb sajte të krijuara për të ju ndihmuar me ueb sajtin tuaj WordPress.
WordPress.com vs. WordPress.org
Cili është dallimi midis WordPress.org dhe WordPress.com.
Dallimi kryesor midis WordPress.com dhe WordPress.org është se kush e hoston ueb sajtin tuaj.
Me WordPress.org, ju e hostoni blogun apo ueb sajtin tuaj.
WordPress.org është vendi ku do të gjeni programin pa pagesë WordPress që mund të shkarkoni dhe instaloni në ueb serverin tuaj. Vendosja e ueb sajtit tuaj WordPress përshin blerjen e një emri domain, blerjen e një plani hostimi dhe pastaj instalimin e WordPress në serverin tuaj. Shumica e kompanive hostuese ofrojnë udhëzime apo shërbime për të instaluar WordPressin për ju.
WordPress.com, në anën tjetër, e merr përsipër hostimin për juve. Nuk keni nevojë të shkarkoni programin, të paguani për hostim apo të menaxhoni një ueb server. Megjithatë reklamat shfaqen në ueb sajtin tuaj. Dhe ju nuk mund të shtoni temat, shtojcat sipas dëshirës apo të ndryshoni kodin.
4 Comments
Pershendetje! Per nje person si une qe ka deshire me u njoftu me kodim edhe boten e krijimit te webfaqeve por qe ska ASNJE kurse te kryer, a mundet me qene adekuat pjesmarrja ne kete kurs?
Përshëndetje Veton, po gjithsesi. Pjesëmarrësit në këtë kurs do të aftesohen që të krijojnë ueb faqe duke përdorur platformen WordPress.
Përshëndetje!
Jam i interesuar rreth këtij kursi.
Edhe pse jam fillestar dhe me sa lexova më lart për të ditur wordpress nuk ka nevojë të dijmë kodim.
Unë di shumë pak rreth WordPressit.
Mendoni se pas këtij trajnimi do të jem në gjendje të krijoj webfaqe profesionale?
Sa zgjat kursi?
Gjithë të mirat!
Përshëndetje Valmond,
më vjen mirë që keni shprehur interesim për të ndjekur trajnimin WordPress Administrim.
Trajnimi zgjat 20 orë mësimore, orari është 3 herë në javë nga 2 orë, zgjatë 2 javë.
Trjanimi përfshin instalimin e WordPress, konfigurimin e tij dhe përdorimin e tij për të ndërtuar web faqe profesionale.
Nuk ka nevojë të dini kodim. E gjithë puna do të kryhet përmes metodës vizuale në dashboardin e WordPress.
Gjatë trajnimit do të keni mundësi të krijoni një projekt real – një ueb faqe profesionale për një kompani digjitale me njohuritë e fituara gjatë trajnimit.
Njohuritë e fituara në këtë trajnim mund t’i shfrytëzoni për të ndërtuar ueb faqe të tjera sipas dëshirës dhe nevojës.