Shkelqim Baxhaku
Studenti i shkollës profesionale, drejtimi Java Development në Probit Academy, Shkelqim Baxhaku është punësuar në kompaninë e zhvillimit softuerik, Mozaix LLC në Prishtinë, si Java Developer.
Në kuadër të shkollës Shkelqimi ka përfunduar Java Development modulin e parë.
Ndërsa trajnimet që ai i ka ndjekur deri më tani janë :
Pako Profesionale në Java Development
Ende pa përfunduar shkollën një vjeçare Shkelqimi e shfaqi talentin dhe aftësitë e tij në kodimin e projekteve reale që ishin pjesë e shkollës. Kjo ishte e mjaftueshme që ai të punësohet në kompaninë Mozaix LLC që është një nga partnerët e shkollës tonë. Ai është mirëpritur nga stafi dhe tashmë ka filluar të punojë në projektet e kompanisë për klientë të ndryshëm.