Pleurat Zejnullahu
Studenti i radhës i shkollës profesionale, drejtimi Web Development në Probit Academy, Pleurat Zejnullahu pas praktikës 3 mujore është punësuar në kompaninë e zhvillimit softuerik Hotel Key në Prishtinë.
Pleurati ka përfunduar modulin e parë Web Development, detajet e modulit:
- Web Development I (HTML, CSS, JavaScript)
- Web Development II (PHP & MySQL)
- Kodimi i Projektit SMP
- Source Version Control – Git
- Bootstrap
- WordPress
- Web Intermediate (OOP PHP & MySQL, PHP OOP)
- Kodimi i një projekti real – Blog
- OOP PHP & Laravel
Pako Profesionale në Web Development
Gjatë shkollës ai përfundoi provimet dhe projektet e dhëna nga shkolla, shiko detajet : Projektet e punuar gjatë shkollimit
Ende pa përfunduar shkollën një vjeçare Pleurati shfaqi talentin dhe aftësitë e tij në kodimin e projekteve reale që ishin pjesë e shkollës. Kjo ishte e mjaftueshme që ai të punësohet në kompaninë Hotel Key që është një nga partnerët e shkollës tonë.
Ai është mirëpritur nga stafi dhe tashmë ka filluar të punojë në projektet e kompanisë për klientë të ndryshëm, ndërkohë që edhe është duke vazhduar ta ndjekë shkollën në Probit Academy për t’u avancuar edhe më shumë.