Luanda Kuçi
Network Engineer
Luanda Kuçi është studentja e grupit të fundit që përfundoi 4 nivelet e trajnimit CCNA Routing & Switching, e cila u angazhua në 3CIS si inxhiniere e rrjetave kompjuterike.
Luanda ishte studente e dalluar në grup, dhe me njohuritë e fituara si dhe mësimet praktike nga ky trajnim, ajo arriti të gjejë angazhim në njërën nga kompanitë më të njohura në Kosovë që merrem me rrjeta kompjuterike – 3CIS.
Ajo e arriti këtë sukses me përkushtim e angazhim maksimal. Po të njëjtin përkushtim, mundohemi ta japim edhe ne si qendër e trajnimeve, në mënyrë që të gjithë studentëve të suksesshëm si Luanda t’u sigurojmë punë praktike dhe një fillim të një karriere të suksesshme.