Adriatik Nikqi
Studenti i shkollës profesionale Web Development në Probit Academy, Adriatik Nikqi është punësuar në kompaninë e zhvillimit softuerik, Probit në Prishtinë.
Në kuadër të shkollës Adriatiku ka përfunduar WEB Development modulin e parë dhe do filloj në moduli II.
Ndërsa trajnimet që ai i ka ndjekur deri më tani janë :
- Web Development I (HTML, CSS, JavaScript)
- Web Development II (PHP & MySQL)
- Kodimi i Projektit SMP
- Source Version Control – GitHub
- Bootstrap
- WordPress
- Web Intermediate (OOP PHP & MySQL, PHP OOP) + Kodimi i një projekti real – Gallery
- OOP PHP & Laravel
Pako Profesionale në Web Development
Ende pa përfunduar shkollën një vjeçare Adriatiku e shfaqi talentin dhe aftësitë e tij në kodimin e projekteve reale që ishin pjesë e shkollës. Kjo ishte e mjaftueshme që ai të punësohet në kompaninë Probit që është një nga partnerët e shkollës tonë. Ai është mirëpritur nga stafi dhe tashmë ka filluar të punojë në projektet e kompanisë për klientë të ndryshëm, ndërkohë që edhe është duke vazhduar ta ndjekë trajnimin në Probit Academy për t’u avancuar edhe më shumë.